Shpend Ahmeti i përgjigjet LDK-së

0

Shpend Ahmeti i ka reaguar LDK-së.

“Një komunikatë sapo e lëshuar nga LDK në emër të disa degëve e që supozoj e shkruar në kabinetin e Mustafës thotë:

““Shpend, ju jeni bërë turpi i Prishtinës i Kosovës dhe me gjerë. Ahmeti nuk duhet të vazhdojë me punën e tij si kryetar, ai duhet të largohet sa më parë, ai duhet të shkarkohet sa më parë konform procedurave ligjore”, deklaron LDK-ja e Prishtinës.

1. E kam thënë edhe më herët dhe e përsëriti prapë, po të kishte fije morali në këtë grusht njerëzish që flasin në emër të LDKsë këta nuk do të flitnin për Prishtinën edhe një kohë të gjatë. Përfitues të paligjshëm të pasurive në emër të zaptimit të hapësires publike kanë zhvilluar nepotizmin deri në nivel të studimit akademik. Kjo do të studiohet me vite, por më me rëndësi do të hetohet dikur.

2. Në vend se qeveria të reflektojë pas porosisë së qartë të qytetarëve që ju dërgua me masivitet të paparë në Kosovë, eksponentë vazhdojnë me shpifje. Detyrojnë zëdhënësin e policisë të gënjejë e keqpërdorë poziten zyrtare duke deklaruar se ishin 8 mijë qytetarë në shesh.

Pushteti nuk është i përhershëm, por të bëmat e secilit do të mbahen në mend e do të gjykohen nga kjo dhe secila gjeneratë që vjen. Jam i lumtur që rreshtohem në luften kundër krimit e korrupsionit, e kjo nënkupton luftimin e zaptuesve si puna juaj sepse këtë ja kemi borxh atyre para neve e posaqërisht borxh fëmijëve tonë.

Sot, në protestë pash njerëz të ri e të moshuar, gra e burra, anëtarë e JOanëtarë të partive të bashkuar me një qëllim të ndaljes se zhvatjes së shtetit nga kjo qeveri. Numri i tyre po shtohet dita ditës e ky është lajmi më i mirë për Kosovën. Jo vetëm për këtë qeveri po për secilen që vjen. Një popull nuk duron përgjithmonë!”; ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here