Albin Kurti: “EULEX të tregojë nga i çoi paratë, s’kishte nevojë për Gjykatë Speciale “

0

Albin Kurti i ka thënë ambasadores së Finalandës në Kosovë, Anne Meskanen, se Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, është dashur të arsyetojë paratë e taksapaguesve evropianë në Kosovë dhe jo të vijë puna që të krijohet Gjykata Speciale.

Kurti ka pritur të mërkurën në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë.

 

KOMUNIKATA E VETËVENDOSJES

 

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen, vizitoi sot zyrën qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku u takua me përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin dhe Aida Dërgutin.

 

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike të kohëve të fundit në Kosovë, mbi gjendjen sociale dhe ekonomike, si dhe emigrimin e qytetarëve të Kosovës drejt perëndimit. Ambasadorja Meskanen u interesua nga Kurti e Dërguti për qëndrimet dhe aktivitetet e VETËVENDOSJE!-s për një varg temash.

 

Gjatë takimit, Albin Kurti theksoi se EULEX-i është dashur të jep përgjegjësi për një miliardë e gjysmë euro të taksapaguesve evropianë sa i shpenzoi për shtatë vjet në Kosovë e jo të na shtohen tash Gjykata Speciale. Ndërkaq, çështja e emigrimit të qytetarëve është pasojë e orientimit dhe sistemit të gabuar ekonomik, shpjegoi Kurti, duke thënë se privatizimi dhe investimi në infrastrukturë nuk kanë sjellë zhvillim dhe se Kosova urgjentisht duhet të kthehet kah prodhimi vendës.

 

Përgjatë takimit u diskutua edhe çështja e dialogut me Serbinë si dhe puna opozitare e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Kosovës e në protesta të vazhdueshme.

 

24 shkurt 2015
Lëvizja VETËVENDOSJE!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here