Pakujdesia e shoferit i kushton me jetë këmbësorit

0

Në fshatin Komoran të Drenasit është arrestuar një person pasi që derisa ishte duke drejtuar veturën e tipi VW-Caddy me targa vendore,  nga pakujdesia ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Policia e Kosovës ka njoftuar sot se viktima është dërguar pa shenja jete në QKMF-Drenas, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML, ndërsa shoferi i pakujdesshëm me vendim të prokurorit është dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here