Ish policët serb protestojnë në Mitrovicën Veriore

0

Rreth 50 ish punëtorë të MUP-it serb në veri të Mitrovicës të cilët kanë pushuar së punuari pas marrëveshjes së Brukselit për policinë, kanë protestuar sot.

Ata kanë bllokuar stacionin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, si dhe selinë e EULEX-it në këtë pjesë të qytetit.

Ata kanë qëndruar rreth 20 minuta para hyrjes së stacionit policor në veri, ndërsa kanë kërkuar sqarime pse një pjesë e tyre nuk janë integruar në Policinë e Kosovës.

Sipas tyre, ata që nuk i plotësojnë kushtet për t’u bërë pjesë e policisë së Kosovës, duhet të vazhdojnë të punojnë në kuadër të MUP-it serb.

Disa prej pjesëmarrësve në protestë i kanë thënë Kosovapress-it se do të presin nga organet gjegjëse (Zyra për Kosovën e qeverisë së Serbisë dhe MUP-i serb) përgjigje ndaj kërkesave të tyre deri më 1 mars dhe në rast të mos zgjidhjes së problemit, do të vazhdojnë me protesta në forma tjera.

Protesta është zhvilluar e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here