425 mijë euro për ujësjellësit e fshatrave të Malishevës

0

Njëmbëdhjetë fshatra të Komunës së Malishevës janë përfitues të projektit për rehabilitimin e ujësjellësve, në vlerë rreth 425 mijë euro, të financuar nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria Zvicerane, ndërsa sipas zyrtarëve si kusht për donacionet është integrimi i përgjegjësive te kompania për ujësjellës dhe kanalizim “Hidroregjioni Jugor”, me seli në Prizren.

Ujësjellësit e fshatrave Bellanicë, Bardh, Dragobil, Kërvasari, Maxharrë, Guncat, Panorc, pastaj Rud, Shkozë, Tërpezë dhe Astrazup që deri më tani kanë funksionuar si të pavarura parashihet që brenda këtij viti të kalojnë në menaxhimin e “Hidroregjionit Jugor”.

Zenel Zeneli, menaxher rajonal për projekte në kuadër të kësaj kompanie, ka konfirmuar për “Zërin” se projekti mundësohet pas një studimit të bërë nga një firmë, sipas një projekti të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj zvicerane, ndërsa do të zbatohet nga “Hidroregjioni Jugor” në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Malishevës./zeri.info/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here