4-vjeçari ka një kërkesë të veçantë për “Babadimrin”

0

Një 4-vjeçar i bëri një kërkesë të veçantë “Babadimrit” kur e takoi në një qendër tregtare në Karolinën e Jugut. Ai nuk kërkoi asnjë dhuratë, por diçka të veçantë.

Sipas medieve të huaja, bashkë me “Babadimrin” vogëlushi kërkoi të luteshin për një fëmijë të sëmurë. 4-veçari Prestyn Barnette i kërkoi Plakut të Festave një mrekulli për beben e sëmurë Knox Joseph, i cili është vetëm 2 muajsh.

Dy javë më parë, i ati e gjeti Knox në shtratin e tij duke mos marrë frymë. Prestyn mësoi për të nëpërmjet një grupi lutjesh që i përkiste gjyshit të tij në “Facebook”.

Faqja “GoFundMe” kishte shkruar për beben Knox: Po lutemi për të që të mbetet i qëndrueshëm dhe të ketë mundësi të kthehet në shtëpinë e tij”.

Ndërkohë, familja e Knoxit, tre motra e vëllezër, po thonë lutjet e tyre, dhe po kërkojnë për çdo ndihmë që mund të japin njerëzit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here