4 vite pa Steve Jobs, ja pse makina qëndron ende ku ai e ka parkuar për herë të fundit (Foto)

0

Në tetor të këtij viti bëhen plotë 4 vite që është ndarë nga jeta Steve Jobs, i njohur në të gjithë botën si ‘babai i Apple”.

Ai është shkencëtari i famshëm i elektronikës, i cili arriti të krijojë një perandori të madhe me emrin “Apple”, produktet e së cilës i blejmë edhe i adhurojmë që të gjithë. Ato janë të llojeve të ndryshme, por që të gjitha tepër cilësore, me kualitet dhe që mbi të gjitha, të japin një tjetër reputacion, duke marrë parasysh emrin e markës.

Mirëpo, që nga vdekja e Steve Jobs, makina e tij qëndron në vendin e fundit ku e kishte parkuar ai. Të pyetur rreth kësaj çështje, familjarët u shprehën se sa herë e shohin makinën, ndjejnë perfeksionin e tij.

Automjeti është parkuar rreth 40 cm e baraslarguar në të dyja anët ndarëse të parkingut, gjë që sipas të afërmve të Jobs, ‘babai i Apple” e bënte shpesh.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here