Grabovci: Presidenti i ardhshëm i Kosovës do të jetë Hashim Thaçi

0

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka deklaruar se presidenti i ardhshëm i Kosovës do të jetë Hashim Thaçi.

Ai ka theksuar se aktualisht nuk preokupohen me këtë çështje, pasi ka shumë probleme tjera me të cilat duhet të merret vendi si ato ekonomike e sociale, por shprehu bindjen se marrëveshja me LDK-në për president do të respektohet në plotëni.

Grabovci për RTV Dukagjini ka theksuar se marrëveshja për presidentin do të respektohet dhe Hashim Thaçi do të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës.

Në rast së mosrespektimit të marrëveshjes nga ana e LDK-së, Grabovci ka pohuar se nënkuptohet thyerje e marrëveshjes dhe me thyerjen e marrëveshjen natyrisht se vjen deri në një vendim tjetër.

Grabovci përmendi siç i quajti lëshimet e disa njerëzve në Qeverinë Mustafa. Ai përmendi ndërrimet e njerëzve në Ministrinë e Financave, në Administratën Tatimore të Kosovës etj.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, tha se nuk janë kundër ndërrimit të njerëzve nëse nuk performanca të mira në punë, por tha se janë kundër ndërrimit të njerëzve profesional.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here