Horoskopi ditor

0
Horoskopi ditor – 12/09/2015
Dashi Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Sot mund të shfaqni një mungesë të theksuar respekti për një njeri që ju ka ndihmuar shumë në të kaluarën. Duhet të ndryshoni menjëherë sjelljen.
Demi Demi ( 21 Prill – 20 Maj)
Nuk duhet të lejoni askënd t’ju keqtrajtojë, por kini kujdes dhe mos u sillni ashpër me të tjerët. Rrezikoni të humbni miqësinë e një njeriu të afërt.
Binjaket Binjaket (21 Maj – 21 Qershor)
Ka ardhur momenti t’i përkushtoheni një projekti të rëndësishëm. Prej kohësh po qëndroni indiferentë ndaj disa problemeve, por sot duhet t’i viheni punës.
Gaforrja Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Do të afirmoni me çdo kusht individualitetin tuaj dhe do të fitoni përfundimisht besimin në idetë dhe metodat tuaja të punës. Gjithçka është në anën tuaj.
Luani Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Nëse doni të mësoni të vërtetën, duhet t’i besoni fjalëve të një personi që ju njeh prej kohësh dhe ka një rol të rëndësishëm në çështjet tuaja personale.
Luani Virgjeresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Do të merrni një sërë ftesash të papritura, por do t’ju duhet të pranoni vetëm një. Zgjidhni me kujdes, në mënyrë që të përmbushni çdo dëshirë tuajën.
Peshorja Peshorja (23 Shtator – 23 Tetor)
Mos u nxitoni që të merrni vendime të rëndësishme për jetën tuaj. Fitoni kohë dhe prisni që gjërat të normalizohen dhe të funksionojnë për ju.
Akrepi Akrepi (24 Tetor – 22 Nentor)
Nëse doni vërtet të bëni disa hapa të rëndësishëm përpara, duhet të jeni të gatshëm dhe të pranoni shumë gjëra. Vetëm kompromisi ju garanton fitoren.
Shigjetari Shigjetari (23 Nentor – 21 Dhjetor)
Jeni duke arritur një etape të rëndësishme të jetës tuaj, madje pa e kuptuar as ju vetë se ç’po ndodh. Do të jenë të tjerët ata që do t’jua bëjnë të qartë realitetin.
Bricjapi Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)
Mos i jepni rëndësi gjërave të thëna në mënyrë spontane dhe pa të keq, por mos i besoni premtimeve të bëra në mënyrë sipërfaqësore dhe pa asnjë bazë.
Ujori Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)
Nëse përqendroheni në një objektiv të vetëm, do ta arrini atë brenda ditës dhe pa u lodhur shumë. Çdo lloj vonese, do t’ju shkaktonte efekte negative në punët tuaja.
Peshqit Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)
Mos harroni cilat janë detyrat tuaja të vërteta ndaj të tjerëve dhe përpiquni të mbani premtimet që u keni dhënë disa miqve tuaj të ngushtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here