30 mijë çmime vjetore për nxënësit në garat e diturisë

0

Të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar nga komunat e Kosovës do të kenë rastin të zgjedhin njërën nga fushat, ku më së shumti kanë talent për të hyrë në gara me moshatarët e tyre jashtë paraleleve dhe shkollës, apo qytetit të tyre, duke iu nënshtruar testeve të diturisë të formatit të PISA-s.

Kështu kanë deklaruar të martën nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, dhe koordinatori nacional për kulturë, rini dhe sport, Rexhep Hoti, gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi që u bë të martën me qëllim të rritjes së bashkëpunimin ndërinstitucional, në mënyrë që të përforcohen kapacitetet intelektuale, kulturore e sportive të rinisë shkollore.

Muhedin Nushi ka thënë para gazetarëve se kjo marrëveshje do t’u japë mundësi të rinjve që të tregojnë afinitetet e veta, aftësitë dhe diversitetin përmes të cilëve do të pasurohet edhe përvoja e tyre e edhe e shtetit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here