261.159 austriakë e duan largimin e vendit të tyre nga BE

0

261.159 austriakë kanë nënshkruar në peticionin për largimin e vendit të tyre nga Bashkimi Evropian

Nismëtarët e peticionit për daljen e Austrisë nga Bashkimi Evropian arritën në qëllimin që kërkesën e tyre t’ia dorëzojnë Parlamentit, pasi 4,12 për qind e qytetarëve me të drejtë vote e nënshkruan peticionin, shkruajnë mediet austriake.

Ministria e Punëve të Brendshme e Austrisë kumtoi se peticioni, afati i të cilit për nënshkrim skadoi dje, e kanë nënshkruar 261.159 austriakë, raporton albinfo.ch.

Me këtë mbështetje peticioni gjendet në vendin e 23-të, nga gjithsej 38 denoncimet e qytetarëve të mbajtura deri tani.

Parlamenti sipas ligjit do të duhet të merret me kërkesën e iniciatorit të peticionit, pasi më shumë se njëqind mijë e qytetarëve me nënshkrimin e tyre e kanë mbështetur kërkesën për daljen e Austrisë nga Unioni.

Kërkesa kryesore e nismëtarëve të peticionit është se Parlamenti duhet të sjellë vendim për daljen e Austrisë nga BE-ja, pasi do të mbahet referendumi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here