26 vjet nga Masakra në Malishevë, ku u vranë Hysni Mazreku e Ali Kryeziu

0

Janë bërë 26 vjet nga Masakra e Malishevës.

“Sot në Malishevë, është përkujtuar 26 vjetori i “Masakrës së Malishevës”. Në këtë masakër mbetën të vrarë Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu.

Kjo ngjarje, është shënuar me nderime dhe homazhe në vendin e vrasjes dhe në varrezat e të vrarëve.

Përveç familjarëve, nderime dhe homazhe kanë bërë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi, të shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale, anëtar të Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe qytetarë të tjerë.

Më 30 janar të vitit 1990, forcat policore serbe, pa mëshirshëm kanë hapur zjarr mbi popullatën, që në mesditën e asaj date, gjendeshin në Malishevë, dhe me këtë rast janë vrarë Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, si dhe janë plagosur njëmbëdhjetë persona të tjerë, kurse janë rrahur e maltretuar edhe shumë qytetarët të Komunës së Malishevës.

Kjo ngjarje, përveç që njihet si “Masakra e Malishevës”, në historinë e re të Kosovës, njihet edhe si reagimi i parë institucional, pasi udhëheqja e asaj kohe e Komunës së Malishevës, me në krye ish kryetarin Daut Krasniqi, dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Malisheva, patën reaguar ashpër, duke kërkuar përgjegjësi nga organet e atëhershme dhe të cilët publikisht, këtë ngjarje, e cilësuan si krim kundër njerëzimit”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here