25 vjet pas helmimeve në Kosovë (foto)

0

Këto ditë bëhen 25 vjet nga helmimet masive që u bênë në Kosovë në vitin 1990.Një ngjarje e largët por jo e harruar.Mediat botërore folën shumë për këtë ngjarje “misterioze” për të huajtë,helm i njëjtë që u përdor nga Sadam Huseini kundër popullit kurd në vitet e 80-ta,versioni i shtypit dhe politikës shqiptare dhe versioni i tretë nga shtypi dhe politika serbe se nxënësit shqiptar,fëmijët e foshnjoreve po aktronin nën ndikimin e “iredentistëve” në mënyrë që para botës të akuzohej pushteti serb se po bëhej gjenocid kundër shqiptarëve.

11081264_10205839001392511_1169812702517125299_n

Se si shikohet sot 25 vjet më pas helmimi i rinisë shqiptare,po japim vetëm një koment nga një qytetar i thjesht në faqen e tij në rrjetin social Facebook i shoqëruar edhe nga foto:

21997_10205839001432512_2779873920972223753_n

“Këtë pranverë (21 mars e tutje…) bëhën plot 25 vite nga helmimet masovike të rinisë shqiptare në Kosovë, të shkaktuara nga pushteti okupues i Millosheviqit dhe si për habi askush nga zyrtarët shtetëror të Kosovës, por as mediet, nuk qajnë kokën fare për këtë akt të rëndë gjenocidal dhe të pandëshkuar !
Ne kemi shumë argumente në duart tona, patjeter duhet të ngrehim padi kundër shtetit sërb! Pse Gjykata speciale nuk merret edhe me këtë problem, krimi nuk vjetrohet?!
Kush po punon kaq me zellë për të na mbyllur gojën?!”

10406693_10205839002712544_337953710887512330_n

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here