24 orëshi më i qetë, në aspektin e sigurisë në Kosovë

0

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës flet për një nga periudhat më të qeta në aspektin e sigurisë për një kohë të gjatë në Kosovë. Policia nuk ka patur ngjarje me rëndësi për të raportuar nga shumica e rajoneve të Kosovës, Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Mitrovicës si dhe nga policia kufitare prej nga raportohet çdo ditë.

Edhe nga rajonet prej nga është raportuar, Prishtina, Gjilani, e Ferizaji janë raportuar ngjarje ku është shkelur ligji, në numër më të paktë se herave të tjera.

Edhe numri i aksidenteve në shkallë vendi ka qenë më i vogël se ditëve të tjera, janë shënuar gjithsejtë 25 aksidente, 22 pa të lënduar dhe vetëm 3 aksidente me të ënduar, e fatbardhësisht asnjël aksident fatal.

Gjatë kësaj periudhe janë arresatuar vetëm 5 persona në krejt Kosovën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here