Arlind Ajeti ka gjasa të veshë fanelën e Hamburgut

0

Arlind Ajeti, mbrojtës shqiptar po kërkon një ekip të ri, pasi përveç konkurrencës së madhe te ekipi i Baselit, atij i ka  përfunduar  kontrata me ekipin dhe tashmë është një futbollist i lirë. Burime të afërta me futbollistin kanë thënë se gjasat janë që ai të luajë për Hamburgun.

Arlind Ajeti është vetëm 21-vjeç dhe është pjesë e ekipit të parë të Bazelit prej sezonit 2011-2012.

Në takimin me Francën më 13 qershor,  Ajeti u aktivizua si titullar duke zëvendësuar Mërgim Mavrajn e dëmtuar. Paraqitja e tij është vlerësuar, pasi ai ka treguar siguri në mbrojte përkrah kapitenit, Lorik Cana.

Pavarësisht kësaj edhe trajneri shqiptar, Giani Debiasi, e ka sugjeruar Arlindin që të gjen një ekip ku ai mund të aktivizohet më shumë nëse dëshiron të jetë pjesë e kombëtares shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here