Fidel Kastro letër Ciprasit: Amerika Latine ju admiron për fitoren tuaj

0

Lideri legjendar i Kubës, Fidel Kastro, ka uruar me anë të një letre kryeministrin grek Aleksis Cipras për referendumin, të cilën ai e quan një “betejë politike të fituar” përballë perëndimit.

Në këtë letër 88-vjeçari shkruan se e ka “ndjekur këtë fitore në stacionin televiziv të Venezuelës ‘Telesur’”.

Kastro e përshkruan Greqinë si një vend mjaft të njohur për historinë dhe kontributet e mëdha në art, shkencë dhe politikë.

Kastro shkruan se Greqia ka “admirimin e popujve të Amerikës Latine dhe Karaibeve për mënyrën se si e mbrojti identitetin dhe kulturën e saj përball agresionit të jashtëm”, duke nënkuptuar këtu FMN-në, BQE-në dhe Bashkimin Europian, transmeton Shekulli.

Letra e plotë:

I nderuari Z. Aleksis Cipras
Kryeministri i Greqisë:

Unë ju përgëzoj përzemërsisht për fitoren tuaj të shkëlqyer politike, detajet e të cilës i kam ndjekur nga afër në kanalin “Telesur”.

Kubanët janë shumë të familjarizuar me Greqinë. Ajo na ka mësuar filozofinë, artin dhe shkencën e lashtësisë, kur studiuam në shkollë, dhe me këto subjekte, më komplekset e të gjitha aktiviteteve njerëzore: artin dhe shkencën e politikës.

Vendi juaj, sidomos guximi i tij në këtë çast kritik, ngjall admirim në mesin e popujve të Amerikës Latine dhe Karaibeve, të cilët shohin se si grekët mbrojnë identitetin dhe kulturën e tyre kundër agresionit të jashtëm.

Nuk do të harrojmë se një vit pas sulmit të Hitlerit në Poloni, Musolini urdhëroi trupat e tij për të pushtuar Greqinë, dhe se vendi i guximshëm i bëri ballë sulmit dhe zmbrapsi pushtuesin, duke detyruar vendosjen e njësive të blinduara gjermane në Greqi, një devijim ky nga objektivi fillestar.

Kuba e di vlerën dhe aftësinë luftarake të trupave ruse, të cilat se bashku me forcën e aleatit të tyre të fuqishëm, Republikës Popullore të Kinës, dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme dhe Azisë, gjithmonë përpiqet që të shmangë luftra.

Në situatën aktuale politike në botë, ku paqja dhe mbijetesa e species sonë është në ekuilibër, çdo vendim, më shumë se kurrë, duhet të merret dhe zbatohet me kujdes, në mënyrë që askush të mos dyshojë në ndershmërinë dhe seriozitetin e shumë udhëheqësve përgjegjës dhe seriozë, të cilët luftojnë sot për të përballur fatkeqësitë që kërcënojnë botën.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here