Kryeministri grek Aleksis Tsipras e aktualizon Paktin Detar me Shqipërinë

0

Një ndër pikat e përmendura në premtimet elektorale të kryeministrit grek Aleksis Tsipras ishte dhe ajo e Paktit Detar me Shqipërinë.

Në një intervistë të dhënë në 13 janar në një media greke ka thënë se Greqia ka gabuar.

Tsipras tha se Shqipëria zhbëri një marrëveshje që ishte e firmosur bashkarisht dhe Greqia bëri gabim që i dha dritën jeshile për ftesën në Bashkimin Europian.

“Ne nuk bëmë atë që duhet përsa i përket kësaj marrëveshje. Ishte faji jonë që këtë marrëveshje nuk e sollën në parlament për ratifikim. Ishte një marrëveshje e firmosur bashkarisht dhe më pas Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e rrëzoi. Bëmë gabim që i dhamë dritën jeshile Shqipërisë për ftesa që kishin lidhje me NATO-n apo BE-në”, tha Tsipras.

Kryeministri grek shtoi se që kjo çështje të zgjidhet me dialog duhet që dikush të vendosë një “vijë të kuqe”.

Tsipras u shpreh i habitur se si nuk mundi ish-kryeministri Papandreu të ndikonte në këtë vendim duke parë miqësinë që kishte me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here