Votat “Jo” të referendumit grek, zhgënjejnë Europën

0

Në Europë shihet me zhgënjim vendimi i popullit grek, i cili vendosi përmes referendumit për të mos aprovuar marrëveshjen me kushtet e vendosura nga kreditorët ndërkombëtarë.

Reagimi i parë erdhi nga Berlini. Kancelarja gjermane Angela Merkel do të udhëtojë të hënën drejt Parisit, për të diskutuar me presidentin francez, François Hollande për hapat që do të ndërmerren pas “Jo -së ”greke. I qartë në reagimin e tij ka qenë zv/Kancelari gjerman Sigmar Gabriel, i cili në një intervistë për të përditshmen berlineze Tagesspiegel, u shpreh se “Cipras shkatërroi edhe urat e fundit të bashkëpunimit me Bashkimin Europian”.

Eurodeputeti socialdemokrat gjerman Knut Fleckenstein reagoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku u shpreh se tashmë gjithçka është e vështirë si për grekët ashtu edhe për Bashkimin Europian.

Ministri i Jashtëm italian Paolo Gentiloni tha se gjëja më e rëndësishme tani është arritja e një marrëveshjeje. Por sipas tij, nga kriza greke nuk dilet me një Europë të dobët dhe pa rritje ekonomike.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rahoi thirri një mbledhje urgjente të Komisionit për Ekonomike, që do të zhvillohet të hënën.

Reagime ka patur edhe nga Moska. Ministri rus i ekonomisë Alexei Likhachev citohet nga agjencia ruse e lajmeve TASS të ketë thënë se tashmë Greqia është një hap larg daljes nga Eurozona.

Ndërsa për Euroskeptikun britanik Nigel Farage, projekti europian po vdes. Ai përshëndet kurajën e treguar nga grekët, përballë presionit ekonomik e politik të Brukselit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here