I pastrehu me zemër të madhe, refuzoi dhuratën prej 4740 eurove: Nuk dua para, dua punë! (Video)

0

Një i pastrehë nga Langfordi i Kanadasë, që ka arritur në dekadën e gjashtë të jetës, ka lutur mediat që të mos e bëjnë publik identitetin e tij, pasi ka refuzuar dhuratën prej 4740 eurove duke lutur njerëzit e vullnetit të mirë që ta ndihmojnë të gjejë një punë

Ky burrë i ndershëm para ca ditësh kishte gjetur këtë shumë parash. Kur lajmi u përhap se ai ia ktheu pronarit edhe centin e fundit, njerëzit u organizuan për ta ndihmuar.

Në faqen GoFundMe deri tash janë mbledhur dollarët në shumën e 4740 eurove, por këto para do të përfundojnë në kuzhinën e të varfërve, sepse ky i pastrehë me zemër të madhe i refuzoi ato, transmeton Telegrafi.

“E lutëm që të mendojë edhe njëherë. Por, ai kishte të njëjtën kërkesë: të ndihmojmë të paguajmë kuzhinat që kanë ndihmuar njerëzit në nevojë”, ka thënë polici Alex Berube, i cili e kërkoi me ditë të tëra këtë të pastrehë për ta informuar për shpërblim.

“Gjithçka që dua në jetë është puna”, ka thënë i pastrehu, dëshira e të cilit është përhapur në qytet që të dal dikush e t’ia përmbush atë.

https://www.youtube.com/watch?v=14c6HXpLYAY

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here