2000 armë do të shaktërrohen të enjten në Kosovë

0

Me rastin e shënimit të Ditës së shkatërrimit të armëve, të enjten priten të shkatërrohen afër dymijë copë armë të vogla dhe të lehta.

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), konfirmoi sot “se Kosova do të shkatërrojë 1742 copë armë të vogla dhe armë të lehta me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe UNDP-së”, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, Kosova do t’i bashkohet kremtimit të Ditës së shkatërrimit të armëve të vogla, ditë kur bota paralajmëroi për rreziqet e armëve, mungesën e sigurisë dhe përdorimin e armëve të paligjshme.

Shkatërrimi i armëve do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të bëhet në “shkritoren” e Janjevës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here