20 vjet nga rënia heroike e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij

0

Sot bëhen 20 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi, dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në mëngjesin e 14 dhjetorit të vitit 1998, luftëtarët e UÇK-së deri sa sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia serbe, në Gorozhup të Pashtrikut.

Janë bërë 20 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi, i njohur me nofkën e luftës “Kapuçi”, dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar. 20 vjet më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998, luftëtarët e UÇK-së derisa sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia serbe, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut. Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së tetë ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve.  

Më 21 dhjetor të vitit 1998, dëshmorët e UÇK-së të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar u varrosën në Polac të Drenicës me nderime larta ushtarake.

Pas rënies së Mujë Krasniqi, Brigada 113 mori emrin e komandant Mujë Krasniqi, e cila gjatë luftës i dha kombit edhe 166 dëshmorë të tjerë. Në nderim të veprës së tyre, nën patronazhin e kryeministrit Ramush Haradinaj, në orën 16, në Prishtinë, sot do të mbahet akademi përkujtimore.

Në 20 vjetorin e rënies së komandant Kapuçit, Kuvendi i Kosovës po përfundon një proces shumë të rëndësishëm për vendin, duke e formuar ushtrinë e Kosovës. Për familjen Krasniqi, themelimi i ushtrisë është hapi më i rëndësishëm që po bën Kosova, duke e çuar në vend amanetin e ish luftëtarëve të Mujë Krasniqit që u sakrifikuan

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here