20-vjeçari vetëvritet për dashurinë, mesazhi i fundit për vajzat dhe të afërmit

0

Një adoleshent nga Gjirokastra ka zgjedhur t’i jap fund jetës, pas ndarjes me të dashurën e tij. Ndjenjat e tij për një femër duket se i kanë kushtuar jetën të riut, i cili u hodh nga lokali “The first” që ndodhet në katin e 7 të një godine.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, rreth orës 15:00 të mesditës së sotme. Sipas mediave lokale, viktimë ka mbetur 20-vjeçari Visian Llaçini, me vendbanim në Libohovë, i cili pësoi vdekje të menjëhershme.
Në vendngjarje mbërriti ambulanca, për të transportuar trupin e pajetë të viktimës drejt spitalit të qytetit. Ndërkohë që policia vijon hetimet, për të zbardhur motivet e vërteta të ngjarjes.
Pak para kësaj ngjarje të rëndë, i riu mësohet se ka shpërndarë një status në “Facebook”, ku shpreh fjalën e tij të fundit drejtuar të afërmve. Në qendër të mesazhit kuptohet se është një histori dashurie.
“Vajza bëni mirë t’i besoni kur një djalë thotë se jap dhe për ty …Vëllai im të dua shumë fort. Ti je bosi im, ti je njësh, unë të dua shumë, të dua pafund, ti je diell …të dua shumë vëlla …Aldo bosii …Familja ime iu dua pafunddd ..Ti mami dhe ty babi jeni gjëja më shtrenjtë për mua ..ju dua pafund ..Dhe mos u mërzitni për muaa … Misioni im kaq ishte mbaroi. Unë tani duhet të iki. Ju kërkoj falje ..Qëllimi im këtu ka mbaruar ..Përshëndes gjithë shokët e mi …Përshëndetje çuna, përshëndes shoqet e mia. Për mua kaq ishte ……Allahu Ekber …Lamtumirrrr ….”, shkruhen në profilin e 20-vjeçarit.

Visi

Visari me Aldon

visikukull

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here