20 rivalitetet më të forta në futboll. Ja ku gjendet Shqipëri-Serbi

0

Në vend të parë është padyshim Brazil-Argjentinë.

Ndoshta fakti më zhgënjyes i fitores dërrmuese 7-1 të Gjermanisë ndaj Brazilit në gjysmëfinalet e Kupës së Botës verën e kaluar qe se na mohoi një finale ndërmjet dy rivalëve më të mëdhenj të sportit ndërkombëtar. Ndeshjet mes dy skuadrave, edhe miqësoret, shpesh kanë përmbajtur më shumë se sa thjesht një mosmarrëveshje.

Për herë të fundit në një Kupë Bote, dy skuadrat janë ndeshur në Itali më 1990. Branko e akuzoi stafin e Argjentinës se i dha një shishe uji të përzier me qetësues, akuzë që u konfirmua nga Diego Maradona por u mohua nga trajneri Carlos Bilardo.

Pas tyre vjen Gjermani-Angli, rivalitet qoftë për arsye historike, qoftë për Kupën e Botës më 1966, të fituar në mënyrë shumë të dyshimtë nga Anglia, pikërisht ndaj gjermanëve.

Vendin e tretë e mban Kroaci-Serbi. Kuptohet që kjo vjen si derivat i luftërave të përgjakshme në Ballkan. Kroatët u vranë me serbët në luftën e Bosnjes dhe ushtria e Millosheviçit u hakmorr duke e sulmuar keqazi Dubrovniokun.

Ato u ndeshën për herë të parë më 1999, ndeshja përfundoi 0-0, por pati shumë përleshje mes tifozëve.

Serbi-Shqipëri mban vendin e 13-të për sa i takon rivaliteteve.

Gjithçka shpërtheu vitin e kaluar kur ndeshja Serbi-Shqipëri u ndërpre pas incidenteve brenda dhe jashtë fushës. Dy vendet kanë në mes çështjen e Kosovës, për të cilën nuk bëjnë asnjë lëshim, por UEFA nuk i ka vendosur në grupe të ndryshme pasi sipas rregulloreve vetëm vendet që kanë luftuar kundër njëri-tjetrit nuk mund të jenë në një grup.

Tifozët serbë hodhën karrige dhe sende të tjera në fushë, pasi një dron që mbante flamurin e “Shqipërisë së Madhe” u shfaq në fushë dhe në atë pikë u shkaktua kiameti.

Rivalitete të tjera të shquara janë ato Holandë-Belgjikë, Japoni-Kore e Jugut, Itali-Gjermani, e kështu me rradhë.

The Telegraph

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here