2 femra e 2 meshkujë këmbësorë goditen nga shoferët e pakujdesshëm

0

Gjatë 24 orëshit të fundit kanë ndodhur disa aksidente trafiku ku viktimë kanë qenë këmbësorët. Kështu në fshatin Lumë, të Mitrovicës një shofer që po voziste veturën Mercedes me targa lokale nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, e ka goditur një femër të përkatësisë etnike shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Edhe në fshatin Kqiq i Madh të Mitrovicës ka ndodhë një aksident trafiku ku një shofer e ka goditur një këmbësor. Kësaj radhe viktima ka qenë i gjinisë mashkullore. Ai është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor dhe pas tretmanit është liruar për në shtëpi. Në Hajvali të Prishtinës një shofer i pakujdesshëm e ka goditur një këmbësor-mashkull i cili ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi. Në këtë rast shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia po e heton rastin. Në rrugën “Janina” në Prizren një shofer tjetër e ka goditur një femër si këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor dhe pas tretmanit është liruar për në shtëpi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here