18 vjet nga mbrojtja e flamurit kombëtar në Gostivar

0

Është shnuar përvjetori i tetëmbëdhjetë i ngjarjeve që lidhen me mbrojtjen e flamurit kombëtar në Gostivar. Rilindja Demokratike Kombëtare ka njoftuar se ka zhvilluar disa aktivitete lidhur me këtë rast. Në këto ngjarje tragjike në mbrotje të flamurit ranë tri dëshmorë, Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti, dhe u maltretuan me qindra dhe mijëra qytetarë të Gostivarit që kishin dalë në protestë në mbrotje të flamurit kombëtarë që ishte larguar nga godina e Komunës së Gostivarit.

KOMUNIKATA

Rilindja Demokratike Kombëtare shënoi 18 vjetorin e ngjarjeve të 9 korrikut të vitit 1997, një datë që do të ngeli në kujtesën e qytetarëve të Gostivarit dhe shqiptarëve në përgjithësi si një datë e sakrificës dhe guximit në mbrotje të flamurit kombëtarë. Në shënimin e kësaj ngjarje morri pjesë kryetari i RDK-së Vesel Memedi, sëbashku me shumë antarë të kryesisë qëndrore, këshilltarë në këshillin komunal, ku lanë buqet me lule të freskëta në varezat dhe bustet e tri dëshmorëve të rënë në mbrotje të flamurit kombëtarë.

Ngjarjet e 9 korrikut të vitit 1997 edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë të sjellin kujtesën e ngjarjeve më tragjike në mbrotje të flamurit kombëtarë që valvitej para godinës së Komunës së Gostivarit. Në këto ngjarje tragjike në mbrotje të flamurit ranë tri dëshmorë, Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti, dhe u maltretuan me qindra dhe mijëra qytetarë të Gostivarit që kishin dalë në protestë në mbrotje të flamurit kombëtarë që ishte larguar nga godina e Komunës së Gostivarit.

Në mëngjesin e hershëm të datës 9 korrik të vitit 1997 burgoset edhe kryetari i atëhershëm i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani dhe dënohet me 14 vjet burg, si dhe kryesuesi i këshillit të atëhershëm Refik Dauti. Gjatë ditës së njëjt, por edhe më vonë, maltretohen nga ana e policisë në mënyrë barbare me qindra dhe me mijëra qytetarë të Gostivarit për pjesmarrje në protestë në mbrotje të flamurit kombëtarë. Për gjeneratën e re, duhet ritheksuar se sot e kësaj dite këto ngjarje të 9 korrikut të vitit 1997 vazhdojn të ngelin enigmë për popullatën në përgjithësi, dhe ngelën një sfidë e madhe për gjeneratën e politikanëve të sodit dhe të nesërm të shpalosin këtë të vërtetë me qëllim që e njëjta të mos përsëritet kurrë.

Mirëpo edhe pas 18 vitesh, ngjarje të këtyre natyrave vazhdojnë të na ndodhin edhe sot e kësaj dite, si ajo e Kumanovës, me tendencë të ngjajshme për të fsheh të vërtetën, ngjajshëm me 9 korrikun e vitit 1997 si dhe shumë ngjarjeve tjerra. Amaneti i dëshmorëve të 9 korrikut dhe shumë dëshmorëve tjerrë vazhdon të ngeli i parealizuar, dhe kërkohet një angazhim dhe sakrificë sublime e gjeneratës së re për të realizuar këtë amanet, sidomos tani kur bëhet fjalë për një krizë më të thellë shoqërore dhe politike. Le të jetë ky përvjetor i 18 një frymëzim shtesë i kësaj gjenerate, për realizimin e amanetit të të gjith dëshmorëve të kombit në përgjithësi.

Lavdi dëshmorëve të 9 korrikut 1997.

Shërbimi për Informim – RDK,

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here