17 vjet nga rënia e mjekut që shëronte ushtarët e UÇK-së dhe popullin, Dr. Lec Gradicën

0

Gjuatjeve të forcave serbe më 24 shtator të vitit 1998 nuk do t’u shpëtonte edhe mjeku i UÇK-së, Dr. Lec Gradica.

Shtatori i vitit 1998 ishte muaji i kulminacionit të ofensivës gjakatare në malet e Qyqavicës ku kishte të strehuar edhe nga anët e ndryshme të Kosovës Pas rezistencës dhe rënies heroike të komandantit Fehmi Lladrovci si dhe shumë bashkëluftëtareve të tjerë, forcat serbe ia mësyen edhe Gradicës ku gjendej Spitali ushtarak. Dr Leci si dhe shumë jetëra të ushtarëve të plagosur u vënë rrezik duke u granatuar. Dr. Leci së bashku me stafin e tij mjekësor, së pari i larguan të plagosurit në një vend më të sigurtë në male të Qyqavicës, pastaj edhe vetë ishte prezent në po këto male. 24 shtatori Dr. Lecin e gjeti në krye të detyrës përreth pacienteve dhe luftëtarëve të lirisë në malet e Qyqavices, ku nuk u nda për asnjë moment. Ai qëndroi duke u flijuar për idealin më të shtrenjtë të atdhedashurisë . Shteti i Kosovës për kontributin e dhënë ka ndarë shumë mirenjohje dhe falenderime familjës Leci. Janë emëruar Batalioni i 40-të i mjekësise me emrin Dr.Lec Leci – Gradica si dhe shumë rrugë në qytete të ndryshme.

Dr. Lec Gradica është ndër mjekët e parë të Drenicës, qysh në ilegalitet kishte kontakte me ushtarët e UÇK-së duke i ofruar ndihme mjekësore atyre gjatë operacioneve ushtarake që ndërmerrnin ndaj forcave okupuese. Kur u dëgjuan krismat e para në Drenicë, në shkurt të vitit 1998, në betejën e Likoshanit dhe Qirezit ai shkoj në ndihmë.

Lufta po merrte hov dhe nevojitet aktivizim i përgjithshëm. Dr. Leci vendoset në vendlindjen e tij në Gradicë. Ai menjëherë u gjend në gatishmëri për ndihmë UÇK-së dhe popullsisë, fillimisht në odën e babait te tij –Bislimit, ku shëroj shumë të plagosur së bashku me të shoqen e tij, Eminen si dhe mjekë të tjerë që vinin herë pas here në Gradicë.

Duke parë që nevojat shtoheshin dhe oda e tij ishte shumë e vogël për ndihmë atyre që kishin nevojë, Dr. Lec Gradica kalon në shkollën fillore në Gradicë, në të cilën me ndihmën e familjes se tij si dhe të bashkëvendësve e themeloj Spitalin Ushtarak.

Dr Leci i përkrahur edhe nga bashkëluftëtarët e tij, Komandanti Fehmi Lladrovci dhe shumë bashkeluftëtarë, bashkevendas e shumë te tjerë e bëri Spitalin ushtarak në këtë shkollë për t’u dalë në ndihmë territorit të Drenicës dhe më gjërë, krijoj kontakte edhe me disa organizata të jashme si Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Mjekët pakufi etj ….të cilët ofruan ndihmën e tyre në vizita të kohëpaskohshme me përkrahje edhe nga mjek të tjerë që kishin ardhur nga anët e ndryshme te vendit. Në kushte tejet të vështira dhe të improvizuara, u bënë ndërhyrje kirurgjikale, por pa asnje komplikim. Dr. Leci ishte i veçantë edhe pse ishte specialist i Mjekësisë së përgjithshme, ai në luftë kishte rolin e kirurgut në shërimin luftëtarëve te lirisë , mandej edhe në lindje të nënave – gjatë kësaj kohe u linden mbi 300 fëmijë. Kjo ishte një barrë shume e madhe për të ,që t’u përgjigjej të gjitha kërkesave edhe pjestarëve të UÇK-së edhe popullatës civile, por ai çdo herë ishte i gatshëm dhe i palodhur për të dhënë ndihmë mjekësore ku do që kërkohej.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here