Shteti Islamik në vitin e parë të ekzistencës: Prej nga vjen kontingjenti më madh i luftëtarëve

0

Rreth 3,000 luftëtarë, kanë shkuar që t’i bashkohen grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak, nga Tunizia dhe shumë të tjerë nga Evropa.

Mijëra luftëtarë të huaj, kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak, prejse Shteti Islamik ka filluar aksionin mes dy territoreve.

Sipas vlerësimeve të fundit, nga Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizmit “King ‘s College” në Londër, gjatë Janarit, Tunizia ka kontribuar me kontingjentin më të madh, duke e rritur numrin në 3,000.

Përkrahësit e huaj po presin t’i bashkohen batalioneve luftarake, apo edhe të marrin pjesë në rritjen e burokracisë në grupet ekstremiste, të cilën e ka implementuar ligjin Islamik dhe i mbledh taksat nëpër territorin e tij.

Arabia Saudite- një vend i cili lufton terrorizmin kundër Shi-itëve, në provincën lindore- besohet të jetë burimi i dytë më i madh në dërgimin e luftëtarëve të huaj, ku rreth 2,500 njerëz i janë bashkuar përleshjeve në Irak dhe Siri. Shkruan telegraph.co.uk, transmeton Gazeta Ekspress.

Shteti Islamik do të bëhet më i dhunshëm se zakonisht që të mbijetojë

Gati një e pesta e luftëtarëve, vijnë nga vendet e Europës Perëndimore, dhe është bërë e ditur se rreth 1,200 luftëtarë kanë shkuar vetëm nga Franca.

Muajt e fundit, shteti Islamik ka tërhequr më shumë luftëtarë , që ta rrit kontrollin mbi tri qytetet- Raqqa, Mosul dhe Ramadi.

Kjo rrjedhë e luftëtarëve të huaj ka alarmuar qeveritë e te gjitha vendeve të botës, duke i frikësuar ata se luftëtarët mund të bëjnë sulme edhe në vendet e tyre. Përfaqësuesit e Skocisë ka thënë se rreth 700 luftëtarë që kanë shkuar të luftojnë, janë kthyer tani në Britani.

Express

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here