Sociologu Ardian Gola: Për keqardhje që vetëm nacionalizmi po e ndezë shoqërinë

0

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Ardian Gola, duke komentuar protestën e sotme lidhur me deklaratat e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq si dhe Kombinatin “Trepça”, thotë se është për keqardhje se si vetëm nacionalizmi është ai që e ndezë shoqërinë.                              “Per mua shqetesues mbetet fakti qe sentimenti nacionalist vazhdon te mbetet i vetmi qe provokon revolte serioze qytetare. Kjo deshmon deshtimin e politikes dhe qarqeve intelektuale e mbi te gjitha shoqerise civile ne krijimin e nje qytetarie te pjekur qe aktivizohet sa here qe preken interesat e saj”, ka shkruar Golan ë profiling e tij në rrjetin social Facebook. “Nderkohe qe ky emancipim qytetar duket te jete larg, formacionet politike ish dashte me qene teper te kujdesshme ne parandalimin e cfaredo histerie nacionaliste ne keso forma te mobilizimit masiv”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here