Protesta në Prishtinë (ndiqni përshkrimin e ngjarjeve minutë pas minuti)!

0

 

Mijëra protestues tanimë janë mbledhur para Bibliotekës Kombëtare, në protestë kundër ministrit Jabllanoviq dhe në mbrojtje të Trepçës.

Aty janë parë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deputet dhe kryetar të komunave.

e plotësuar…

Nis marshi nga Biblioteka Kombëtare.Sipas informatave të televizizonit KTV që po e përcjellë protestën direkt,me pamje të drejtêpërdrejta pritet edhe ardhja e protestuesve të tjerë ,sidomos nga rajonet e Dukagjinit.Parullat kryesore të protestës  “Jabllanoviq jasht-Kosovës-“Trepça” është e jona”.Në mesin e pankartave që vërehen është edhe një me mbishkrimin “Je suis “trepça”.Protesta kryesore do të mbahet para Qeverisë së Kosovës ku parashikohet të mbahen edhe fjalime nga liderët politik pjesmarrës të protestës.

e plotësuar…

…derisa është proklamuar se kjo protestë do të jetë e qetë,nga pamjet që shihen protestuesit kanë filluar të gjuajnë objekte të forta drejt ndërtesës së Qeverisë.Protestues janë duke arritur nga të gjitha anët për të përfunduar në tubimin përpara Qeverisë.

e plotësuar…,

Derisa fliste Nysrete Kumnova mësohet së filluan të thyheshin gjamat e ndêrtesës së Qeverisë.

Albin Kurti kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Mustafa.”Populli është më i fuqishmi, nuk ka fuqi më të madhe se populli. Policia ka ndalur shumë protestues në Komoran, me pretekstinse  kan ba ndeshje. Ne kërkojmë dorëheqjen e Isa Mustafës. Ne jemi për Kosovën pa Serbinë brenda. Ky ësht ideali të gjithëve. Ne jemi mbledhur këtu për ta mbrojtur Trepçën, sepse ajo është e jona nuk është e Serbisë.”

10934719_10155179939435089_1679151913_n

Xhami i thyer nga protestuesit në ndërtesat e Qeverisë .

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i NISMA’s Fatmir Limaj janë pjesëmarrës të protestës së sotme në kryeqytet, por ata nuk janë parë afër udhëheqësve të VV-së të cilët po i prijnë protestës.
Është thënë se Kurti, Limaj dhe Haradinaj kanë pasur marrëveshje për të dalë bashkë në këtë protestë.

Albin Kurti i jep ultimatum deri të hënën në orën 16 për shkarkimin e ministrit Jabllanoviq përndryshe parashikohet protestë e re,të martën në orën 12 para sheshit Skenderbeu.

10951474_663684470409502_2069196916_n

Edhe Fatmir Limaj poashtu përmes valêve të KTV-së fton në protestën e radhês të martën duke e kujtuar Qeverinë se “nëse i kanë votat në Parlament,këtu tek sheshi “Skënderbeu” është gjysma e Kosovës”.

e plotësuar…,

Kanë mbetur ende protestues në sheshin “Skënderbeu” të cilët po vazhdojnë të gjuajnë në drejtim të Qeverisë xhamat e secilës po vazhdojnë të thehen.

10942292_663690740408875_1179057724_n

 

Pas ndërhyrjes së policisë Kosovës tash para kuvendit ndodhet vetem kordoni i policisë,ndërsa protestuesit janë duke u larguar,ndërsa një pjesë po demolon objektet nëpër rrugë.

10952737_663697650408184_1822244579_n

 

Policia po përpiqet përmes forcës t’i largojë protestuesit jasht sheshit kryesor dhe objektit të Qeverisë.

10937323_663699443741338_226899294_n

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here