Një 57 vjeçar është gjetur i vdekur sot në Parkun e Podujevës

0

Mesditën e sotme në Podujevë është gjetur një person i vdekur

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima është një 57-vjeçar.

“Rreth orës 14:00 një informatë se në parkun e qytetit në Podujevë është një person i shtrirë në tokë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për viktimën mashkull F.E 57 vjeç”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Aktualisht hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”, ka treguar Ahmeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here