Policia shpëton fëmijën 2 vjeçar

0

Fshati bllokohet nga bora, fëmija 2 vjeç rrezikon të humbasë jetën për shkak të  mungesës së shërbimit mjekësor. Familja nga Turaj i Kukësit është përpjekur që ta çojë vogëlushin e sëmurë  në spital, por ka qenë e pamundur sepse rrugët ishin totalisht të bllokuara nga dëbora dhe akulli. Kjo situatë ndodh për shkak të përgjumjes që ka rënë Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili në bilancin e djeshëm thotë se rrugët janë të zhbllokuara dhe se në disa prej tyre akset kalohen me përdorimin e zinxhirëve.

Siç duket, situata është e rënduar në zonat malore dhe jeta e qytetarëve ndodhet në çdo moment në rrezik. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me familjen nga fshati Turaj, e cila si zgjidhje të vetme kanë gjetur policinë. Ata e kanë marrë në sallën operative të policisë, duke thënë se jeta e fëmijës së tyre është në rrezik dhe se trashësia e dëborës e kalonte 1 metër trashësi. Për pasojë ata nuk mund të shkonin në spital.

Që automjeti të mbërrinte pranë banesës së fëmijës, banorët e dy  fshatrave, Turaj dhe Novosejë kanë hapur me lopata rrugën e bllokuar nga dëbora.

Burime për gazetën Shqip, raportojnë se menjëherë pas marrjes së informacionit, policia e Kukësit nuk ka humbur kohë, por është nisur me  2 fuoristrada dhe 6 oficerë policie drejt fshatit ku jetonte vogëlushi, për ta transportuar për në spital. Lëvizja e mjeteve drejt zonës së lartpërmendur nuk ka qenë e lehtë, por pavarësisht kësaj, oficerët e policisë kanë mundur që të shkojnë në kohë. Vogëlushi, së bashku me familjarët e tij janë dërguar në spitalin rajonal të Kukësit. Ai  po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shtetit shprehet se është në shërbimin e qytetarëve dhe  për çdo problem që mund të kenë, duhet të telefonojnë në numrin 112 apo të dërgojnë imazhe në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar reagim në kohë.1 of 4  

Gazeta Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here