14 kosovarë konkurojnë për Parlamentin e Zvicrës

0

Më 18 tetor Republika Federale e Zvicres mban zgjedhjet parlamentare. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se në to kësaj radhe konkurojnë 14 kandidatë me prejardhje nga Kosova.

Në mesin e 14 kandidatëve shqiptarë që garojnë për ulëse në parlamentin Zviceran është edhe Diellza Shatri.

Ajo është 22 vjeçare dhe ka origjinë nga Istogu, Shatri është duke studiuar për drejtësi në universitetin e Gjenevës. Thotë se ka vendosur të garojë e bindur se imazhi i shqiptarëve do të përmirësohet dhe ata do të bëhen faktorë i rëndësishëm në Zvicer, raporton RTK.

RTK do të fillojë të transmetojë kronika për secilin kandidat në Zvicër.

​14 kosovarë konkurojnë për Parlamentin e Zvicrës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here