Rrëfimi ekskluziv i Fadil Fejzullahit që u deklarua dje si i vrarë (audio)

0

Gjatë ditës së djeshme u raportua për vrasjen e ish-anëtarit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Fadil Fejzullahit, në Kumanovë. Por, kjo informatë u demantua më vonë nga mbesa e tij.

Klan Kosova ka arritur ta sigurojë rrëfimin ekskluziv të familjarit të Fadil Fejzullahit, Elsadatit, i cili nga Kumanova tregon për intervenimin e djeshëm të policisë maqedonase në shtëpinë e tyre:

“Është hera e katërt që bastisemi që nga viti 2001”.

“Dje 9 anëtarë të familjes janë arrestuar në 5 të mëngjesit. Ka qenë një tmerr që nuk mund ta hjekim prej syve, do ta kujtojmë tanë jetën”.

“Arrestimi ka qenë me arsyen se kemi qenë në luftë, kanë pyet për Fadilin: ku është ai, ku e kemi mshefë armatimin”.

“Frikë kemi, por nuk e kemi ndërmend me u largu nga trojet tona se këtu e kemi jetën”.

“Është turp i madh për Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin që kryet teposhtë po e mbajnë”.

“Nuk kemi përkrahje nga asnjë deputet, askënd nuk e kanë dërgu me na vizitu”.

“Nuk e kemi asnjë informatë për kushërinjtë tanë tjerë që janë arrestu”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here