126 pjestarë të Policisë së Kosovës kanë rolin e rojtarëve në dyertë e institucioneve të Kosovës

0

Rojtarë në hyrje të objekteve shtetërore dhe recepsionist. Këto janë detyrat e rreth 126 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët edhe pse janë pranuar në Policin e Kosovës nuk punojnë për misionin që ka ky institucion i sigurisë.

Siç shihen në foto, këtë detyrë kryejnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përpara Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Kurse brenda në Qeveri, Kuvend dhe në disa ministri, polici ende vazhdon punën si recepsionist.Çështjen e ruajtjes së objekteve shtetërore e patë ngritur si problem ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, sipas të cilit janë rreth 126 pjesëtar të Policisë së Kosovës që punojnë në objektet e Institucioneve të Kosovës, ku disa prej tyre kryejnë detyrat e rojtarëve në hyrje të parkingjeve të këtyre objekteve, por edhe të punëtorëve në recepsion, punë e cila nuk përkon me objektivat dhe misionet e Policisë së Kosovës.Megjithatë, as ministri aktual i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni nuk ka sjellë ndonjë vendim që u mundëson policëve të kryejnë misionin që ka Policia e Kosovës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here