11mars 1981:Si i komentoi shtypi botërorë demonstratat në Kosovë

0

Sfida shqiptare do të habisë jo vetëm bashkësinë jugosllave, por gjithë Evropën. Ngjarjet e zhvilluara në Kosovë shtypi gjerman, ai francez dhe pothuajse e tërë bota demokratike e perëndimit i trajtuan me një ndjenjë admirimi.

Megjithëse Jugosllavia e kishte mbyllur kufirin për të hyrë e për të dalë të huajt në Kosovë, shtypi dhe gazetarët ndërkombëtarë e ndiqnin vazhdimisht situatën dhe zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë. Për fat të keq, e shumta e informatave që jepeshin nga shtypi ndërkombëtar bazoheshin në komunikatat zyrtare të agjencisë jugosllave – Tanjug. Këto komunikata shpërndaheshin në tërë botën prej agjencive perëndimore, si U.P.I. (United Press International), Reuters, Agence France Presse etj. Megjithatë, e shumta e gazetave dhe e revistave amerikane, angleze, frënge, gjermane, belge, italiane e turke kanë botuar rregullisht informata dhe artikuj mbi ngjarjet e Kosovës. The Neë York Times, The Christian Science Monitor e të tjera gazeta amerikane, The Times, The Financial Times, The Daily Telegraph të Londrës, Le Figaro, Le Monde, Le France-Soir, LAurore, të Parisit, Le Soir, e Brukselit, Il Tempo, në Romë, Il Corriere dela Sera, në Milano, Frankfurte Allgemeine Zeitung, në Gjermani, Ege Telegraph, në Izmir, Cumhuriyet, në Stamboll, e të tjera gazeta turke e italiane, i kanë vëzhguar ngjarjet e Kosovës. Revistat, sikurse The Economist, në Londër, LExpress, në Paris, LEspresso, në Romë, Die Ëelt, në Frankfurt e të tjera, kanë botuar artikuj të gjatë mbi ngjarjet e Kosovës.

Më 1981 (në qershor) një gazetë franceze për numrin e të dënuarve shkruante : “rreth 1.700 persona janë burgosur gjatë trazirave dhe 154 pritet të gjykohen”. Gazeta tjetër frënge, “Liberasion”, mes tjerash, shkruante: më shumë se 800 veta janë shpallur fajtorë, nga të cilët 400 kanë marrë dënime që janë në kompetencën e policisë, pra më pak se një vit”.

Po e përmendim revistën suedeze “Tempus”, e cila veç të tjerash, shkruante: “Njerëz të pafajshëm qëllohen me armë. Më shumë se 300 veta janë goditur, edhe fëmijë të vegjël janë qëlluar nga forcat e armatosura serbe. Asnjëherë pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka ndodhur të jetë përdorur një dhunë e tillë në Jugosllavi kundër një grupi njerëzish, siç ndodhi në këtë rast kundër shqiptarëve. Njerëzit qëlloheshin nga helikopteri vetëm pse protestonin kundër politikës së padrejtë të regjimit të Beogradit”. Më 27 prill edhe gazeta gjermane “Frankfurtter Alemanje” shkruante: “Vrojtues të informuar jugosllavë numrin e të vrarëve e çonin në minimum , nga 30-40 veta, dhe të plagosur deri në 1000 veta”, ndërsa gazeta daneze “Arbeideren” theksonte: “Këto masakra, ku janë vrarë me qindra veta dhe janë plagosur e janë burgosur mija të tjerë, paraqesin, pa dyshim, gjenocidin më të madh të kryer në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”. /Sabile Keqmezi-Basha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here