11 vjet më parë…

0

Më 17 mars 2015 mbushen 11 vite nga ngjarjet e 17 marsit 2004 e cila për pasojë kishte 21 të vrarë dhe të mbytur , dhjetëra të plagosur rëndë dhe lehtë dhe qindra të lënduar, shumë shtëpi (të serbëve dhe romëve) të djegura dhe të plaçkitura, objekte fetare ( kryesisht serbe) të shkatërruara si pasojë e vënies së zjarrit, të plaçkitura dhe të dëmtuara si dhe mijëra qytetarë të Kosovës (kryesisht serbë dhe romë) u detyruan të shpërngulen nga pronat e tyre si pasojë e dhunës dhe pasigurisë.

Njëmbëdhjetë vite më parë, konkretisht më 17 mars 2004, shpërtheu revolta popullore kundër UNMIK-ut.
Trazirat filluan pasi që dy fëmijë shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër.

Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serb, dhe se ata ishin duke ikur kur disa nga bashkatdhetarët e tyre u mbytën në lumë.

Të nesërmen pra me 17 mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt eskaluan në dhunë.
Gjatë këtyre trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe, diçka e ngjashme ndodhi me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe.

Dhunës i parapriu një gjendje e rëndë ekonomike, pasiguri fizike për qytetarët, moszgjidhja e statusit politik të Kosovës, ndërhyrja e Serbisë në Kosovë e papenguar nga askush dhe oportunizmi si dhe arbitrariteti i misionit ndërkombëtar të instaluar në Kosovë i quajtur UNMIK.

Prej të vrarëve 8-të (tetë) ishin serbë ndërsa të tjerët 13 (trembëdhjetë) ishin shqiptarë. Dy shqiptarë, një fëmijë me të meta mentale është shkelur me autoblind në Ferizaj nga ushtarët e KFOR-it grek ndërsa një shqiptar ishte ekzekutuar nga një police e UNMIK-ut në Pejë nga një afërsi prej 2-3 metrash.

Pas këtyre ngjarjeve hetimet u zhvilluan vetëm ndaj shqiptarëve që akuzoheshin për vrasjen e serbëve. Disa prej tyre edhe u dënuan me burgim afatgjatë. Ndërkaq, nuk është zhvilluar edhe një hetim i vetëm për vrasjen e shqiptarëve dhe askush nuk është arrestuar apo dënuar për vrasjen e tyre. Ndërkaq, për mbytjen e dhunshme, të 3 (tre) fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër hetimet nga UNMIK-u kanë përfunduar me arsyetimin më fyes dhe më idiotesk të mundur se nuk kanë arritur të gjejnë qenin i cili paska shkaktuar panik te fëmijët që pastaj janë mbytur në këtë lumë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here