100 vjet më parë u vra Ded Gjo’ Luli

0

Më 24 shtator 1915  Ded Gjo’ Luli vritet nga forcat serbe – malazeze në Orosh te Mirditës. Lindur me 1840 në malësinë e mbi-Shkodrës, ai kishte marrë pjesë në qëndresën e organizuar nga Lidhja e Prizrenit më 1878 për mbrojtjen e Hotit dhe Grudës, pas miratimit të traktatit të Shën Stefanit për shkëputjen e këtij territori në favor të Malit të Zi. Dede Gjo Luli është më i njohur për fillimin e kryengritjes së vitit 1911 për pavarësinë e rajonit të Malësisë nga Perandoria Osmane; kjo kryengritje shërbeu si shkëndijë për veprimet nga Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali dhe Isa Boletini drejt shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Kryengritja e Malësisë rezultoi me ngritjen simbolike të flamurit shqiptar në majë të Deçiqit për herë të parë në 442 vitet e pushtimit osman (që pas rënies së Shkodrës, në vitin 1479). Heroizmave të Dedë Gjo Lulit, Gjergj Fishta i këndon në poemën epike Lahuta e Malësis:
“Dedë Gjo’ Luli, ‘i shpatë e gjallë,
Shtremon ksulen, del në shkallë,
Bedri Pashës po i çon aj fjalë:
Mirë nenshtrasha, or’ Bedri Pasha!
Amanet jam tue t’ a lânë,
Ket fjalë Mbretit me m’ i a thânë:
Se me sodjet, êmni i Zotit!
Shka jem’nipash s’ Gjergj Kastriotit
E Shqyptarë qi i thomë na vedit,
Mâ duvâ nuk i bâjm Mbretit.
E as s’ e njofim mâ per Mbret.
Rrash po mbushen pesqind vjet,
Qi na i bâjm atij hysmet…”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here