16.7 C
Pristina
E enjte - 17 Qershor, 2021

10 vjeçari shqiptar që aktron në Hollywood

0

Joni Abdullahu është vetëm 10 vjeç, dhe deri tani ka luajtur në tre filma me aktorë të njohur me famë botërore si Tom Hollander, Charlize Theron, Emily Blunt, Chris Hemsworth, 10 vjeçi me prejardhje nga Kosova por i lindur në Londër nga prindër shqiptarë që në këtë qytet kanë migruar gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

Adelina dhe Burim Abdullahu, prindërit e Jonit po e shoqërojnë atë gjatë gjithë kohës në sheshet e xhirimeve. “Është knaqësi për ne si prindër dhe aspak e vështirë, sepse ëndrra e secilit prind është ta shoh fëmijën e tij në majat e suksesit” shprehet e ëma Adelina.

Ata në muajin prill të vitit 2014 e regjistruan Jonin në një agjenci të aktorëve dhe vetëm pas kohe shumë të shkurtër atyre ju erdhi ftesa e parë. Filmi i parë ishte i zhanrit triller the titullohet “Knifeman” Joni aty e luan rolin e një djali të pasur. Xhirimet e pjesës së Jonit kanë zgjatur 4 ditë. Në këtë film ai ka luajtur përkrah aktorëve të njohur si Tom Hollander, Simon McBurney, transmetonIndeksonline.

Ky rol i shkurtër Jonit ia hapi rrugën për angazhimin e radhës në filmin e dytë ku ai luajti rolin e djalit të aktorit të njohur Brian Cox.

Në të njejtë kohë me filmin “The Autopsy of Jane Doe” ai u bë pjesë edhe e një projekti tjetër gjithashtu shumë të madh, në filmin që titullohet “Huntsman” i zhanrit aksion-aventurë i realizuar nga produksioni “Roth Films” dhe “Universal Pictures” ku rolet kryesore i luajnë aktorë të njohur holivudian si; Emily Blunt, Chris Hemsworth e Charlize Theron.

Adelina dhe Burimi (prindërit e Jonit) thonë se gjithë ky angazhim i tij kërkon punë dhe është mjaft i lodhshëm por për aktorin e ri kjo si duket nuk përbënë fare problem, transmeton Indeksonline.

Kur i shihni filmat e përmendur më lartë kushtojini një rëndësi të vecantë e sidmos për rolin e Joni Abdullahut, një yll i ri shqiptar po i bashkohet botës së filmit dhe artit botërorë, dhe të gjithë do të na bëj të ndihemi krenarë.

aktori1

aktori2

aktori3

 Kosovarja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here