1 Maji, festë apo protestë ?!

0

DRITA RASHITI

Ajo që sot njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorve e që shënohet me 1 Maj, kur lindi ishte krejt ndryshe nga kjo që sot po e shohim duke u manifestuar në Kosovë. Atë  kohë, në vitin 1855 gra e burra të cilët nuk gëzonin as të drejtat minimale në vendin e tyre të punës, për herë të parë dolën masovikisht në protestë për të kërkuar atë që u takonte. Një nga kërkesat kryesore të tyre ishte “8 orë punë, 8 orë pushim e dëfrim dhe 8 orë gjumë”. Këto protesta përkujtohen në gjithë botën çdo vit, sindikatat e punëtorëve kërkojnë kushte më të  mira për punëtorët. Në Kosovë kjo ditë në vend se të shënohet ashtu edhe siç lindi me protesta dhe kërkesa të punëtorëve për të drejtat e tyre, tek ne ajo festohet e sidomos nga të rinjtë e pa punë të cilët në vend të festës e ahengut pra ata  në këtë ditë do t’duhej përmes protestës të kërkonin llogari nga institucionet gjegjëse se pse nuk gëzojnë një vend pune. Të pa punët nuk janë të  pakët, sipas statistikave shifra shkon deri në 60%.  Numri i pak të punësuarve nuk është se janë të kënaqur, kur paga minimale është 170 euro e ajo mesatarja rreth 250-300 euro, mos  të  flasim për kushtet e punës të cilat të gjithë i dimë. Me gjithë numrin e madh të arsyeve për protesta kosovarët festojnë ditën e 1 Majit pa arsye. Pikniqet, flijat, shëtitjet nëpër lumej e liqej nuk i  bëjnë as fqinjët e popujt e tjerë të Europës edhe pse kanë sigurim shëndetësor në punë, rroga të majme e kushte shumë të mira, se ku gjejmë ne arsyet për festë kjo është pyetja përgjigja e të cilës kushton 1 milion euro. Përderisa bota gjithmonë ngre zërin kundër padrejtësive Kosova krahëhapur i pret ato.! Çdo gjë ndodh mbrapshtë tek ne, papunësia na ka mbuluar në shkallën më të lartë, e çdo e dyta anketë e dëshmon më së miri këtë denigrim të shoqërisë sonë. 1 Maji në të gjitha vendet e botës madje në ato më perspektivë sjell protestë, tek ne gomat ndizen e festa fillon.! Madje aty- këtu dëgjon planet tek bëhen për ta pritur festën. Pse duam të futemi në BE kur nuk i përshtatemi rregullave të saj ?.Kur do të na gjej 1 Maji edhe ne në protestë?! Kur do të filloj ndërgjegjësimi i popullit tonë i cili ia ka mbuluar sytë me fashë të zezë e nuk po sheh bardh askund. Çfarë knaqësie shohin te ndezja e gomave që shpesh eskalojnë e kthehen tamam në një protestë, a e shohin knaqësinë tek ndotja e ambientit që vet ia shkaktojnë natyrës e  pastaj atë ndotje e thithin me mushkëritë e tyre? Prandaj është koha që populli i Kosovës të vetëdijësohet dhe të marrë shembuj nga shtetet e zhvilluara dhe kjo datë të përkujtohet me protesta për punësim dhe përmirësimin e kushteve të punëtorëve dhe përmirësimin e mirëqenjës socio-ekonomike e jo të festojmë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here