“Piratëria” në aksion, në mbrojtje të së drejtës së autorit

0

Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike në Gjilan në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Doganën e Kosovës, kanë realizuar planin operativ ‘Pirateria’ që ka të bëjë me të drejtat e autorit që është e përcaktuar me Kod Penal. Gjatë realizimit të planit sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës janë kontrolluar 9 biznese të ndryshme që bëjnë prodhimin, shitjen e CD-ve të ndryshme dhe libra të ndryshëm duke përfshirë libra për shkolla të mesme dhe universitare. Gjatë kontrollit janë konfiskuar 81 libra të fotokopjuara pa faturë si dhe 433 libra universitare po ashtu pa faturë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here