​Idetë e gabuara rreth orgazmës!

0

Shumë gjëra thuhen e shkruhen rreth orgazmës. Ndonjëherë ju përzihen informacionet dhe filloni t’i kërkoni përgjigjet tek vetja juaj. Këtu mund ‘i gjeni idetë e gabuara rreth orgazmës:

“Nëse nuk mund të përjetoni orgazmë gjatë seksit, diçka duhet të jetë e gabuar!”

Gabim. Nëse një natë nuk mund të përjetoni orgazmë, kjo nuk do të thotë që gjithsesi problem duhet të jeni ju apo partneri juaj. Për arsye të ndryshme njerëzit nuk mund të përjetojnë orgazmë secilën herë që bëjnë sex. Ndoshta e mendoni shumë këtë punë, ose jeni të lodhur apo nuk ndiheni mirë. Mos u shqetësoni.

“Çdo grua mund të ketë më tepër së një orgazëm”

Po, kjo është e mundur. Gratë mund të përjetojnë më shumë se një orgazëm, por kjo nuk do të thotë që secila mund të ketë. Mos u dëshpëroni. Më tepër se një orgazëm nuk po mund të përjetoni sepse trupi juaj nuk ka nevojë për më tepër.

“Çdo grua duhet të ketë një orgazmë gjatë seksit!”

Gjatë masturbuimit, apo seksit gojor nëse mund ta përjetoni, por keni vështirësi gjatë seksit të keni orgazmë, mos u shqetësoni. Orgazma vaginale sipas të tjerëve është më e vështirë. Kur nuk kontaktohet me klitorisin gjatë seksit mund të mos përjetoni orgazmë.
“Gratë mund të kenë orgazmë vetëm me stimulim klitoral!”

Po pra, klitorisi mund t’ju ndihmojë të përjetoni orgazmë, por kjo nuk është mënyra e vetme. Disa gra edhe kur nuk kanë stimulim klitoral po mund të përjetojnë orgazmë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here