Fernando Hierro është emëruar trajner i Spanjës për ta udhëhequr Kombëtaren në Kupën e Botës në Rusi.

Ish-legjenda e Spanjës dhe Real Madridit Hierro do ta drejtojë ekipin kombëtar gjatë Botërorit që nis nesër në Rusi, transmeton Gazeta Express.

Sot më herët, Federata e Futbollit të Spanjës e shkarkoi Julen Lopetegiu duke i tronditur të gjithë. Shkakrimi i tij erdhi si pasojë e marrëveshjes që Lopetegiu e kishte bërë fshehurazi me Real Madridin për t’u ulur n stolin e këtij të fundit pas përfundimit të Botërorit.

Julen Lopetegui është shkarkuar nga posti i trajnerit të Spanjës, vetëm një ditë pasi u bë e ditur se ai ishte pajtuar me Real Madridin për ta marrë drejtimin e klubin madrilen menjëherë pas Kupës së Botës .

Lopetegui ka nënshkruar kontratë trevjeçare për ta zëvendësuar Zinedine Zidanin në stolin e kampionit të Ligës së Kampionëve dhe Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur se në këto rrethana nuk është e përshtatshme që ai të vazhdojë me Kombëtaren.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, pritej të ishte në kongresin e FIFA-s sot, por u ktheu në qëndren stervitore të Spanjës të martën mbrëma për t’u marrë me këtë çështje.

“Jemi detyruar ta shkarkojmë trajnerin e Kombëtares. I urojmë shumë fat!”, ka thënë Rubiales në një konferencë për media.

“Negociatat kanë ndodhur pa dijeninë tonë dhe ne u informuam vetëm pesë minuta para se marrëveshja të bëhej publike. Në këtë rast duhej të reagonim”, ka thënë ai.

Hierro do të debutojë të premten kur Spanja zhvillon ndeshjen e parë në grup kundër Portugalisë.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here