Barcelona ka arritur marrëveshje me futbollistin francez Jean-Clair Todibo, i cili do t’i bashkohet klubit katalonas si lojtar i lirë më 1 korrik 2019.

Kontrata e Todibos me klubin e tij aktual Toulouse mbaron më 30 qershor të këtij viti, prandaj ai do t’i bashkohet Barçës si lojtar i lirë në verë, transmeton Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi iu bashkua Toulouses në vitin 2016, ndërsa debutimin për klubin e bëri në sezonin 2018/19 në moshën 18-vjeçare kundër Bordeaux në ndeshjen e dytë të Ligë 1.

Në total, ai i ka bërë 10 paraqitje për klubin francez këtë sezon, ndërsa në nëntë prej tyre ka qenë titullar.

Edhe pse luan si qendërmbrojtës, ai tashmë e ka shënuar golin e tij të parë si profesionit. Ai shënoi në barazimin 1-1 ndaj Rennes në shtator. Ai e ka përfaqësuar ekipin kombëtar U-20 të Francës në dy ndeshje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here