Barcelona konfirmon blerjen e Arthur.

Arthur de Melo është një lojtar i ri i Barcelonës. Katalanasit arritën marrëveshjen me drejtuesit e Gremios për transferimin e menjëhershëm të futbollistit në Camp Nou.

Në arkën e klubit brazilian do të derdhen 31 milionë euro plus 9 milionë euro bonuse. Futbollisti do të nënshkruajë me skuadrën drejtuar nga Ernesto Valverde një kontratë për 6 vjet, deri në fund të sezonit 2023/24.

Klauzola e largimit në kontratën e 21-vjeçarit kap shumën e 400 milionë eurove.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here