Zjarri ka përfshirë një konvikt në qendrën e trajnimit të ekipit të të rinjve të një prej klubeve më të mëdha të Brazilit, duke vrarë 10 vetë. Mediat raportojnë se 3 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur kur zjarri shpërtheu në Ninho de Urubu, terrenin e trajnimit të klubit të futbollit Flamengo në Rio de Janeiro.
Zjarri thuhet se shpërtheu pasi lojtarët po flinin në konvikt. Shkaku nuk është ende i njohur. Flamengo është një nga klubet më të mëdha dhe më të njohura të Brazilit.
Të plagosurit u dërguan në një spital aty pranë, thonë zjarrfikësit. “Qendra Ninho de Urubu u zgjerua dy muaj më parë”, njofton agjencia e lajmeve Reuters.