Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi dhe faktori shqiptar

0

Veton R. Prelvukaj

Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi kanë nxjerrë fitues kandidatin i cili ishte cilësuar si favorit i këtyre zgjedhjeve.
Pa dyshim se, kontribut në fitoren e Z. Gjukanoviq, kishin dhënë partitë opozitare me politika të papjekura që janë në kundërshtim me interesin e përgjithshëm të shumicës së qytetareve e sidomos me deklarata kundër popujve pakicë, integrimeve Euro-Atlantike dhe me retoriken kundër pavarësisë së Kosovës.
Faktorë tjetër me rendësi përcaktuese në fitoren e zgjedhjeve te 15 Prillit ishte edhe mbështetja publike që kishte Z. Gjukanoviq, nga Shqipëria dhe Kosova, përqafuesit shtetëror të të cilëve bënë presione të hatashme mbi subjektet politike shqiptare
në Malin e Zi për dalje sa më masovike në zgjedhje për ta votuar Z. Milo Gjukanoviq.
Z. Gjukanoviq do te mbahet në mend si njeri që bashkoj, Presidentin Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulëzim Basha të cilët njëzëri dhe pa asnjë kusht mbështeten kandidaturën e Z. Gjukanoviq për president.
Gjithsesi, nuk mund e të mos vërehet dalja e ulët e popullatës shqiptare në zgjedhjet presidenciale.
Dalja e ulët e votuesve shqiptarë në zgjedhje është tregues se populli është i pakënaqur me diskursin politik të subjekteve politike shqiptare në Mal te Zi të cilat pa u ftuar nga askush, pa rezervë dhe pa asnjë kusht vrapuan për ta mbështetur kandidaturën presidenciale të Z. Gjukanoviq.
Me mos dalje ne zgjedhje populli ka manifestuar mos bindje qytetare duke kërkuar ndryshim të menjëhershëm të qasjes dhe se është koha e fundit të fillohet ndërtimi i një strategjisë afatgjate e cila në rend të parë do të garantoj mbijetesën e popullit në kuptimin ekonomik, ruajtjen e identitetit kombëtarë e kulturor dhe
forcimin e faktorit shqiptarë si popull shtetformues.
Në te kundërtën subjektet apo individët në politikë të cilat nuk janë të gatshme për ketë projeksion duhet të tërhiqen nga skena politike dhe tu lën vend atyre që kanë vullnet dhe dëshirë për ketë punë.
Partitë politike formohen, zhvillohen dhe synojnë pushtetin nëpërmjet garës elektorale. Me qenë se populli shqiptarë është popull pakicë në Mal te Zi, shqiptarët dhe interesi i tyre në këtë shtet do të përfaqësohej më denjësisht dhe në mënyrë më cilësore nëpërmjet një lëvizjeje popullore dhe jo nëpërmjet aq shumë
subjekteve politike sa kanë sot shqiptarët në Mal të Zi.
Si rezultat i sjelljeve të deritanishme armiqësore të subjekteve politike shqiptare në mes vete, nga 5 deputet shqiptarë sa kishte Kuvendi i Malit të Zi tash ka vetëm 1 përfaqësuesë në këtë Kuvend. Nga gjiganti ekonomik kriporja e Ulqinit ka mbetë
vetëm kujtim. Nga komuna e shumë kërkuar e Tuzit tash kemi debakël elektoral dhe përfaqësim jo proporcional në pushtetin lokal në Plavë e Guci.
Dalja e ulët e votuesve shqiptarë në zgjedhje nuk ishte vetëm porosi për subjektet politike në Mal të Zi por gjithashtu sinjal i qartë për shtetin e Shqipërisë dhe Kosovës, se populli shqiptarë në Mal te Zi është i pakënaqur me politikat që këto shtete udhëheqin në raport me Malin e Zi. Është gjithashtu shprehje pakënaqësie se si na trajtojnë këto dy shtete. Mos të harrojmë, Shqipëria e ka për obligim
kushtetues të kujdeset për popullin shqiptarë jashtë Shqipërisë.
Përfaqësuesit shtetërorë e politik të Kosovës e Shqipërisë mos bindjen e qytetarëve për të dal në zgjedhje duhet ta kuptojnë si paralajmërim të popullit se, vizita shtetërore zyrtare e jo zyrtare në Mal te Zi duhet të fillojnë nga Ulqini, Plava e Tuzi për të dëgjuar hallet e problemet me te cilat ballafaqohet populli e jo ti fillojnë
vizitat nga kolltuqet qeveritare në Podgoricë.
/Autori është magjistër në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Ky shkrim përfaqëson mendimin personal/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here