Ish mbrojtësi i Argjentinës dhe Interit Javier Zanetti, beson që presioni në Lionel Messi për ta fituar Botërorin është rritur tepër shumë këtë Botëror, saqë kjo mund ti bëj dëm Argjentinës.

La Albiceleste humbën më rezultat 1-0 në finale kundër Gjermanisë katër vite më parë dhe nuk arritën që ta fitojnë as Copa America pasi që u mposhtën nga Kili dy vite rresht, më 2015 dhe 2016.

Messi, i cili mbush 31 vjet këtë muaj, ka fituar gjithçka në nivel të klubëve por ka arritur ta fitojë vetëm një medalje të artë Olimpike më 2008 për vendin e tij, transmeton GazetaExpress.

“Ka aq shumë presion në të, jo vetëm këtë herë por edhe herat e kaluara, por kësaj here më se shumti”, tha Zanetti për Mediaset.

“Të gjithë presin që këtë Botëror Argjentina të fitojë dhe Messi po ashtu, por do të jetë shumë e vështirë nëse i shikojmë Kombëtaret e tjera që po ashtu janë shumë të përgatitura”, ka thënë legjenda e Interit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here