Këngëtarja Yllka Kuqi është shumë e dashur për publikun, të cilin e bën për vete me projektet muzikore.

Së fundi, ajo ka publikuar disa imazhe përmes të cilave ka treguar se çfarë ndryshimi ka bërë tek vetja.

Për dallim nga ndryshimet që bën zakonisht këngëtarja, kësaj radhe ajo u shndërrua në bjondinë, ndryshim ky i papritur.

Këngëtares i shkonte shumë për shtat ndryshimi, për  të cilin e komplimentuan edhe ndjekësit në rrjete sociale, madje e kanë krahasuar me Kim Kardashian.

Kujtojmë që kënga “Fale” është projekti i fundit nga Yllka i cili është pritur mirë nga publiku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here