Xhudistet tona fitojnë 2 të arta, një të argjendtë, Uzbekistani që s’na njeh si shtet, njihet me vlerat tona

0
Driton Kuka është ndër të parët që ka reaguar pas suksesit të vashave të Kosovës në Grand Prixin e xhudos në Uzbekistan.

Kosova ka arritur që në këtë turne të njohur të xhudos të fitojë dy medalje të arta me Majlinda Kelmendin dhe Distria Krasniqin, dhe një të argjendtë me Nora Gjakovën.

Ky Grand Prix është organizuar në Uzbekistan, vend ky që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e sipas Kukës, tashmë jemi një vend i njohur për këtë shtet.

“Uzbekistan Grand Prix …

Tri finaliste – dy të arta për Kosovën një e argjendtë!

Distria e artë 48 kg 700 Pikë

Majlinda e artë 52 kg 700 Pikë

Nora e argjendtë 57 kg 490 Pikë

Kryeqyteti i një shteti që ende se njeh Kosovën goxha mirë u njoftua me vlerat tona sot!”, ka shkruar Kuka në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here