Vritet me thikë i riu në Tiranë, identifikohet autori

0

Një 30-vjeçar është vrarë me thikë në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në Tiranë. Si i dyshuar për ngjarjen policia ka  identifikuar dhe shpallur në kërkim 25-vjeçari M.S., banues në Tiranë.

I riu dyshohet se mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup 30-vjeçarin Olti Hajdari, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.

Mësohet se viktima ka qëndruar për një kohë të gjatë i shtrirë në tokë, para mbërritjes së ambulancës.

Por për shkak të plagëve të marra dhe hemorragjisë, ai gjeti vdekjen në spital pak orë pas ngjarjes.

Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here